Në Shqipëri mbërritën, ditën e sotme, 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V, kundër koronavirusit.

Disa ditë më parë, qeveria i hapi rrugë marrjes së vaksinave nga Rusia dhe Kina.

Sipas të dhënave nga kryeministria, mësohet se vaksinat ruse që mbërritën të hënën në Rinas janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed, raporton A2.

Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu u shpreh nga aeroporti i Rinasit se në ditët në vijim do të mbërrijnë në vend vaksina të tjera, për të nisur një vaksinim masiv të popullatës për të lehtësuar dhe sezonin turistik që po troket.

“Do të vijojmë për të siguruar vaksina që të nisim vaksinimin masiv të popullatës që të kemi dhe një lehtësim të sezonit turistik. Komiteti i imunizimit dhe institucionet e tjera e ka dhënë garancinë për vaksinat që kemi prova të mjaftueshme që janë efektive dhe që ofrojnë siguri”, tha mes të tjerash Manastirliu.

Lexo po ashtu:  Bashkëpunëtorja më e ngushtë e Vjosa Osmanit ia kthen LDK-së: Nuk tërhiqemi nga Ligji për Zgjedhjet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *