Në 24 orët e fundit, siç njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika, numri i përgjithshëm i të vetëregjistruarve deri sot në ora 08:00, shënon 130.009 persona.

Interesi i shtetasve në mërgim për shfrytëzimin e mundësisë t’i japin të dhënat e tyre në procesin e regjistrimit në diasporë çdo ditë po rritet. Ky aktivitet ka rëndësi për shtetin dhe për gjithë diasporën, që pas shumë viteve spekulime me numrat të shtetasve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut që kanë emigruar, përfundimisht të ketë peizazh të qartë se ku dhe sa shqiptarë gjenden jashtë vendit. Kjo do të ndihmonte që të krijohen politika për mbështetje të tyre dhe mundësi të shërbimeve të cilat u nevojiten.

“Vetregjistrimi nuk është obligim – është detyrim ndaj mëmëdheut dhe rrënjëve të gjithësecilit”, thonë nga Enti Shtetëror për Statistikë.

Regjistrimi i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në mërgatë do të diktojë atë se çka do të ndodhë në 20 vitet e ardhshme.

Lexo po ashtu:  Këto janë të gjitha vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e sotme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *