Sot janë bërë 22 vjet nga nisja e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë.

Ndërhyrja e NATO-s erdhi pas shumë masakrave që forcat serbe po kryenin kundër popullatës civile në Kosovë.

Si sot 22 vite më parë, në televizionet shqiptare u dha lajmi i shumëpritur nga shqiptarët se aleanca e NATO-s ka nisur bombardimet, shkruan Magazina.al, transmeton KultPlus.

Bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe nisën në mars dhe vazhduan deri në qershor kur edhe u detyrua të dorëzohet ish-krimineli serb Sllobodan Millosheviq, i cili tërhoqi të gjitha forcat nga Kosova.

Më poshtë shihni momente kur moderatorja e lajmeve Besa Çeku- Buçinca, dha lajmin se NATO ka nisur bombardimet

Lexo po ashtu:  Mobilizimi historik i UÇK-së, ja urdhëri i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ndodhi para 22 vjetësh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *