Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Për shumë njerëz, pirja e kafesë në mëngjes herët është një domosdoshmëri. Eshtë një orë alarmi, ngritje energjie dhe trajtim i shijshëm, i mbështjellë në një filxhan të ngrohtë. Akoma më mirë, pirja e kafesë mund të sjellë përfitime shëndetësore – madje mund të ndihmojë në mbrojtjen e trurit nga demenca.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Edhe pse nuk ka asgjë të keqe në prioritizimin e kafesë së rregullt, njerëzit me refluks acidesh, sëmundje refluksi gastroesophageal (GERD), sindromi i zorrës së irrituar (IBS) ose sëmundja inflamatore e zorrëve (IBD) duhet të jenë të kujdesshëm me kafenë. “Ne normalisht sugjerojmë zvogëlimin e konsumit të kafesë për ata me refluks acidi ose GERD,” thotë Leslie Langevin, autore e librit të kuzhinës Anti-Inflamatorë të Kuzhins “Kjo është për shkak se kafeina ul presionin rreth sfinkterit të poshtëm të ezofagut midis ezofagut dhe stomakut dhe simptomat e refluksit mund të shtohen, si rezultat i kësaj. Sidoqoftë, studime të shumta kanë treguar që kafeja në vetvete nuk shoqërohet gjithmonë me simptoma të rritura të GERD. Kështu që unë u them pacientëve të anashkalojnë kafenë për disa javë, pastaj ta shtojnë sërish dhe të vënë re simptomat”.

Lexo po ashtu:  Jo çdo mik është vërtet mik/ Mos u tregoni të gjithëve çdo detaj të jetës tënde…

Nëse aciditeti është ende shumë i lartë për sistemin tuaj të tretjes, Langevin rekomandon kalimin në kafe dekafeinato ose hollimin e kafesë së rregullt me qumësht bajame, qumësht kokosi ose qumësht me pak yndyrë, pasi që “rritja e kalciumit në pijen tuaj të kafesë ndihmon për të zvogëluar aciditetin e pijes,” thotë ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *