Media të ndryshme po raportojnë për një takim informal të tensionuar mes ministrit të Jashtëm në Detyrë dhe disa gazetarëve. Zoti Cakaj ka kërkuar paraprakisht që diskutimet të mos raportohen dhe në fakt etika e kërkon një gjë të tillë. Por ja që lajmi ka dalë dhe në fakt ai ka të bëjë jo me diplomacinë, por me adoleshencën e zgjatur të ministrit.

Një grusht në tavolinë, përplasje verbale si prej nuseje histerike me njerëz të stafit dhe kundërvënie arrogante për pyetje të caktuara.

Ku është kuptimi i një takimi informal pune nëse ministri hakërrehet kështu? Zotëria thuhet se ka patur përballje me shefin e Kabinetit, duke evidentuar se ka probleme serioze autoriteti në drejtim dhe me gjasë edhe paqartësi apo kompleks ndaj mediave. Këto janë çështje serioze për një vend që pretendon se ka politikë të jashtme dhe që në krye të saj ka dikë që po u vë kazmën diplomatëve të paaftë, po lufton nepotizmin etj..

Lexo po ashtu:  MADHËSHTORE/ Së shpejti konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme - Procedohet në Qeveri koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Ky person është i papërshtashëm për detyrën, qoftë edhe duke parë mënyrën sesi reagon. Të bësh ministrin apo drejtuesin është edhe çështje sjelljeje përveç se njohurish dhe që këtu alibia false e kryeministrit kur na mburri zotin Cakaj si njeriun e vetëm që mund të drejtojë Ministrinë e Jashtme, jo vetëm bie, por edhe duhet të shtrojë për diskutim qëllimet e tij, apo edhe aftësinë për të zgjedhur bashkëpunëtorët.

Sa për z. Cakaj, për atë mund të thuhet me siguri se proceson ngadalë çdo gjë. Ndaj edhe mos e merrni për ministër, por për dikë që në llotarinë që quhet Shqipëri, pati fat. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *