Lyerja e frutave dhe perimeve me dyll ka si qëllim mbajtjen e këtyre të fundit të freskëta për një kohë sa më të gjatë. Sa më i shkëlqyeshëm dhe i bukur të jetë fruti, aq më i lartë numri i pesticideve apo substancave në lëkurën e tij.
Molla është fruti me përmbajtjen më të lartë të dyllit, jo pak e dëmshme për shëndetin tuaj. Ndonëse vetë molla ka një shtresë natyrale të dylli mbi sipërfaqen e saj,  fermerët për të mbrojtur frutin nga mikroorganizmat, për t’i ruajtur për një periudhë më të gjatë kohore dhe për t’i bërë më të bukura për syrin e konsumatorëve i veshin me një shtresë dylli ekstra.
Dylli i përdorur për frutat dhe perimet është një një si lloj shtresë sintetike e ngrënshme. Ndonëse nuk është e dëmshme sepse dylli rrjedh nga petrolium, ju asnjëherë nuk e dini sasinë e përdorur.


Efektet anësore të dylli në mollë:
Veshje natyrale e dylli në perime dhe fruta është e sigurt për konsum, por, dylli sintetik i vendosur në sipërfaqen e mollës nuk tretet lehtësisht në trupin tuaj. Kur dylli i papërpunuar mbetet në zorrën tuaj, mund të shkaktojë disa probleme për sistemin tuaj tretjes.

Mund të shkaktojë ulcerat apo infeksione të ndryshme në traktin gastrointestinal.

Si të hiqni dyllin ?
Është e këshillueshme që të lani frutat para se t’i konsumoni ato. Por, vetëm uji nuk është i mjaftueshëm! 

Sode buke dhe lëng limoni
Përzihet 1 lugë gjelle sode buke dhe lëng limoni në ujë. Lajini mollët me këtë përzierje dhe më pas shpëlajini me ujë të bollshëm. Në këtë mënyrë ju keni ulur ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga problemet e mësipërme shëndetësore. Burimi: David Wolfe /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Studimi/ Stresi përshpejton zbardhjen e kokës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *