Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës ka arrestuar dy ish-drejtorë të Telekomit nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Gazeta Express merr vesh se bëhet fjalë për ish-drejtorin e Financave, Armend Osaj dhe ish-drejtorin e marketingut, Trim Musliun. Express kohë më parë kishte raportuar se të dy kishin negociuar në mënyrë sekrete me Devollët, në kohën kur kompania publike ishte në prag të falimentimit.

Katër persona kanë përfunduar sot nën pranga nën dyshimet për keqpërdorime në kompaninë publike Telekomi i Kosovës.

Dy nga këta persona kishin pasur pozita të larta në Telekomin e Kosovës në kohën kur kanë ndodhur keqpërdorimet.

Dy ish-drejtorët Trim Musliu dhe Armend Osaj po dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Musliu dhe Osaj janë emra të njohur, pasi që në kohën kur kompania publike ishte në prag të falimentimit, Express kishte raportuar se të dy këta ishin pjesë e negociatave të fshehta me Dardafonin e Devollëve.

Në maj të vitit 2019-të, Express kishte raportuar se një ekip i Postës e Telekomit të Kosovës në fshehtësi po negocion me Devollët, e Z-Mobile.

Lexo po ashtu:  Vuçiqi pas takimit me Lavrovin: Nëse na ofrohet BE-ja për Kosovën, përgjigja është “jo”

Gazeta Express nga burime mirë të informuara kishte marrë vesh se janë një listë e personave me pozita të larta në PTK që po bashkëpunonin Z-Mobile, derisa atë kohë po tentonin që të bënin vazhdimin e kontratës.

Në këtë ekip të Telekomit që po negocionte fshehtazi ishin saktësisht pesë persona, e një ekip ishte formuar edhe nga Dardafoni.

Se janë arrestuar sot katër persona e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.

“Sot me 30 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, ku pas kompletimit të rastit do të jepen informacione shtesë”, kanë thënë nga policia./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *