Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç së fundmi ka deklaruar se vetëm një Serbi e dobët dhe e pasuksesshme do të ishte e mirë për të gjithë dhe ai do të ishte “më i miri në botë”. Në një prononcim për mediat vendase Vuçiç ka thënë se nëse do të njihte Kosovën do të fitonte Nobelin.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Nëse do ta njihja Kosovën, do ta merrja Çmimin Nobel”, ka thënë Vuçiç.
Ndër të tjera ai ka theksuar se ishte i interesuar se çfarë do të thoshte historia në “50 vjet dhe se ai kishte marrë shumë çmime deri më tani që pothuajse askush në Serbi nuk i kishte marrë”. Vuçiç përsëriti se që nga ardhja e tij në pushtet, Serbia ka ndërtuar më shumë rrugë sesa gjatë gjithë periudhës së qeverisjes së Titos. Kreu i shtetit serb ka deklaruar po ashtu se ishte më i prekur nga kritikat ndaj sistemit shëndetësor nga raporti i Parlamentit Evropian, sepse siç tha ai “kjo është e padrejtë “.





