Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar zhvillimet e fundit në politikë, pasi Lëvizja Vetëvendosje bëri të ditur se do të diskutohet lidhur me nismën legjislative për ndryshimin e projektligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Mushkolaj përmes një shkrimi në Facebook mendon se VV-ja po shantazhon me ligjin për zgjedhje.

“Pse kaq urgjente çështja e ndryshimit të ligjit për zgjedhjet dhe pse pikërisht pak para votimit për presidentin? Shantazhi ka emër!”, thuhet në postimin e tij.

Kujtojmë se njëri nga premtimet kryesore të dyshes fituese të zgjedhjeve të 14 shkurtit ishte ai për ndryshimin e ligjit për zgjedhje.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kishin thënë se posa të merrnin pushtetin, do të siguroheshin që të bëheshin ndryshimet e nevojshme në këtë ligj.

E një gjë e tillë pritet të ndodhë sot gjatë ditës.

Lexo po ashtu:  Shkarkime masive të diplomaci, MPJ e Presidenca shkarkojnë 13 ambasadorë të Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *