NATO është shprehur e shqetësuar në lidhje me dislokimin e disa tankeve dhe mjeteve të blinduara ruse në rajone që kufizohen me Ukrainën si dhe në Krime, të cilën Moska e aneksoi nga Ukraina në 2014.

Ambasadorët e NATO-s u takuan për të diskutuar mbi përshkallëzimin e dhunës në rajonin lindor Donbass, ku trupat ukrainase kanë luftuar forcat separatiste të mbështetura nga Rusia në një konflikt, sipas Kievit u ka marrë jetën 14 000 njerëzve që nga viti 2014.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, gjatë një komunikimi me homologun ukrainas, Andrii Taran, “dënoi përshkallëzimet e fundit të veprimeve agresive dhe provokuese ruse në Ukrainën lindore”, bëri të ditur Pentagoni.

“Unë riafirmova mbështetjen e palëkundur për sovranitetin e Ukrainës, integritetin territorial dhe aspiratat euro-atlantike”, shkroi më pas Austin në Twitter.

Ndërkohë, Ukraina e akuzon Rusinë për përkeqësim sistematik të situatës së sigurisë në Donbass dhe Krime.

Por Rusia i ka motivuar këto lëvizje me nevojën për të siguruar kufijtë e saj. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se zhvillimet në rajonet pranë kufirit ” nuk duhet të shqetësojnë askënd dhe nuk përbëjnë kërcënim për askënd”.

Lexo po ashtu:  Parashikimi/ Nga qershori në tetor, valë i nxehti dhe mot ekstrem

“Ka një aktivitet të shtuar në perimetrin e kufijve të Rusisë nga NATO, aleanca të tjera, vende individuale – e gjithë kjo na detyron të jemi vigjilentë”, tha Peskov.

Aktiviteti rus në këtë zonë paraqet një sfidë të hershme për administratën amerikane

Moska dhe Kievi e kanë akuzuar prej kohësh njëri-tjetrin për mungesën e gatishmërisë për një marrëveshje paqësore mbi Donbass. Marrëdhëniet janë tensionuar akoma më tej nga projekti i gazit Nord Stream 2 për në Gjermani, të cilin Kievi dhe Uashingtoni duan ta ndalojnë.

Një zyrtar i NATO-s i tha Reuters se Moska po minon përpjekjet për paqe në Ukrainën lindore.

“Aleatët ndanë shqetësimet e tyre në lidhje me aktivitetet ushtarake të Rusisë në shkallë të gjerë përreth Ukrainës. Aleatët janë gjithashtu të shqetësuar për shkeljen nga ana e Rusisë të armëpushimit në korrik 2020, që çoi në vdekjen e katër ushtarëve ukrainas javën e kaluar”, tha zyrtari.

Ukraina, vendet perëndimore dhe NATO akuzojnë Rusinë për dërgimin e trupave dhe armëve të rënda për të mbështetur përfaqësuesit e saj në Donbass.

Lexo po ashtu:  Youtube do të fitojë edhe nga krijuesit e vegjël

Ndërsa Rusia thotë se thjesht po siguron mbështetje politike dhe humanitare për luftëtarët separatistë në atë që ajo e cilëson konflikt i brendshëm.


/ France 24 /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *