Pandemia e COVID-19 i dha një goditje të rëndë sektorit të turizmit në gjithë botën, pa përjashtuar këtu edhe Shqipërinë. Vitin që shkoi gjatë sezonit turistik, numri i turistëve që vizituan Shqipërinë regjistroi një rënie prej rreth 60% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2019, transmeton Euronews.

Këtë vit, sezoni turistik vjen me perceptime optimiste pas nisjes së procesit të vaksinimit, edhe pse operatorët turistikë kanë shprehur disa herë nevojën për një mbështetje nga ana e shtetit shqiptar.

Në këtë kuadër, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka bërë të ditur se do të bashkëfinancojë projekte në sektorin turistik duke vënë në dispozicion, për vitin 2021 një fond prej 30 milionë lekësh. Sipas Ministrisë, do të mbështeten me fonde deri në masën 50% nga buxheti i shtetit ato projekte, të cilat synojnë promovimin e destinacioneve turistike dhe të vlerave të veçanta të produkteve dhe atraksioneve turistike.

Lexo po ashtu:  Kongresmeni amerikan për tensionet në Veri: SHBA-ja të qëndrojë me Kosovën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *