Vetëm njerëzit që janë vaksinuar ose kanë fituar imunitet nga COVID-19 do të jenë në gjendje të shkojnë për të kryer Umra-n, një pelegrinazh i vogël në Mekë gjatë Ramazanit që fillon në mes të prillit, njoftuan autoritetet saudite.

Ministria e Haxhit tha se kjo do të lejonte vetëm njerëzit e “imunizuar” kundër koronavirusit të bënin pelegrinazhe ose lutje në Xhaminë e Madhe në Mekë në fillim të Ramazanit.

Këto individë renditen në tre kategori: ata që kanë marrë dy doza të vaksinës, ata kanë morrë vetëm një dozë 14 ditë më parë dhe ata që janë shëruar nga koronavirusi, thanë autoritetet.

Gjatë Ramazanit, një numër i madh i besimtarëve nga Arabia Saudite dhe vendet e tjera zakonisht vijnë në Mekë.

Një pelegrinazh i vogël, ose ndryshe Umra, mund të bëhet gjatë gjithë vitit në krahasim me Haxhin që është një herë në vit. Pelegrinazhi i vogël u ndërpre në mars të vitit 2020 për shkak të pandemisë COVID -9 dhe në fillim të tetorit ngadalë filloi të kthehej me masa paraprake.

Lexo po ashtu:  Tiparet më të këqija për secilën shenjë të horoskopit

Në fillim, vetëm 6,000 sauditë dhe të huaj që jetonin në Arabinë Saudite u lejuan ta kryenin atë. Numri u rrit më pas në 15,000 në ditë dhe 40,000 besimtarë mund të shkonin në Xhaminë e Madhe për lutje të përditshme. Besimtarët e huaj lejohen të vijnë nga 1 nëntori, por Ministria e Shëndetësisë zgjedh shtete në varësi të zhvillimit të pandemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *