Dy zyrtarët më të lartë të Europës do të udhëtojnë drejt Ankarasë, e para vizitë e këtij niveli në vitet e fundit. Mosmarrëveshjet disavjeçare BE-Turqi u thelluan verën e vitit të kaluar, kur Ankaraja dërgoi anijet e saj për të kërkime nafte në ujërat e pretenduara nga dy vende anëtare të BE-së, Qipro dhe Greqi.

Tensionet u lehtësuan kur Turqia i tërhoqi anijet dhe u ul për herë të parë që nga viti 2016 në bisedime me Greqinë për çështjen e detit. Blloku u tërhoq nga kërcënimet e deriatëhershme për sanksione ndaj Turqisë. Tashmë dy shefat e BE-së, Ursula von der Leyen dhe Charles Michel, do të diskutojnë për këtë nga afër me Erdoganin dhe do të shohin sa reale është dëshira e tij “për një faqe të re”.

Lidhur me mundësinë e anëtarësimit të Turqisë në BE, zyrtarët e kësaj të fundit paralajmërojnë se çdo përmirësim varet nga mënyra se si Erdogan – i cili ishte lideri i vendit kur Turqia hapi zyrtarisht bisedimet për t’u bashkuar me Bllokun në 2005 – dhe nëse ai mbetet një partner konstruktiv. Me anë të politikës së “shkopit dhe karrotës”, BE është po sheh mundësinë e përditësimit të një bashkimi doganor, liberalizimit të vizave dhe fondeve shtesë për refugjatët dhe rritjen e dialogut me Turqinë në disa fronte. Megjithatë, një zyrtar i BE thotë se takimi i së martës “nuk do të jetë një moment negociatash”, por më tepër një shans për palët të përcaktojnë kushtet për përmirësimin e lidhjeve.

Lexo po ashtu:  "Sorrow" për të shmangur "Sorry"

Takimi vjen pak kohë pas tërheqjes së Turqisë muajin e kaluar nga një traktat që lufton dhunën ndaj grave dhe përgatitjet për të nxjerrë jashtë ligjit partinë kryesore pro-kurde të vendit. Megjithëse Brukseli i ka dënuar të dy vendimet, liderët e BE-së muajin e kaluar përsëritën angazhimin e tyre për të punuar me Turqinë nëse “de-përshkallëzimi aktual është i qëndrueshëm”. Të dy palët kanë nga një listë me ankesa që kërkojnë zgjidhje.

France 24

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *