Sa më tepër kohë kalon, në vend që të zbehen dyshimet me prova shtesë për përdorimin e vaksinave, të tjera pikëpyetje ngrihen. “AstraZeneca”, me të cilën janë vaksinuar mbi 38 mijë personel pedagogjik e akademik në vend, shton dyshimet për lidhjen me mpiksjen e gjakut.

Sakaq, vaksina me të cilën po tentohet imuniteti i tufës në vendin tonë, “Sinovac”, po provon se nuk bën punë në shtete që e kanë administruar me kohë. Pasi ka shpërndarë miliona doza në botë, vetë Kina, nuk numëron më shumë se 7% të popullatës së vaksinuar sot për sot, ndonëse trupa e saj kërkimore ka arritur të prodhojnë e certifikojë për prodhim plot katër vaksina. Për më tepër, nuk ka asnjë të dhënë për sigurinë dhe efikasitetin e tyre. Pas të dhënave të dy fazave të para, virologët e huaj po presin provat klinike të fazës së tretë që thuhet të jetë bërë, por për fat të keq, nuk e ka parë ende dritën e botimit. Sikundër edhe të dhëna të tjera mbi COVID-19, për të cilat Kina s’ka bërë ende transparencë.

Lexo po ashtu:  Bashkatdhetarët mund të rikthehen në shtetet ku jetojnë deri të hënën

DYSHIMET PËR “ASTRAZENECA”

Në mënyrë të tërthortë, Agjencia Europiane e Barnave e ka pranuar që ka një lidhje midis vaksinës së Oksfordit dhe mpiksjeve të gjakut, por vetëm dje është konfirmuar me zë. “Për mendimin tim, mund të thuash që ka një lidhje të qartë me vaksinën. Sidoqoftë, nuk e dimë ende se çfarë e shkakton atë”, ka deklaruar për një media italiane Marco Cavaleri, shefi i skuadrës së vlerësimit të vaksinave të EMA-s duke mos dhënë asnjë provë për të mbështetur pretendimin e tij. Sakaq, “AstraZeneca” nuk ka bërë asnjë koment mbi deklaratën. Cavaleri shtoi se EMA do të thotë edhe zyrtarisht se ka një lidhje të tillë, por nuk mund të dalë ende me një deklaratë zyrtare sa i përket moshës së cilës duhet t’i administrohet vaksina “AstraZeneca”. Një ditë më parë, Britania e madhe mori në shqyrtim përdorimin e kufizuar të vaksinës te të rinjtë, ndërsa Bashkimi Europian bllokoi 3.1 milionë doza që kishin destinacion Australinë

Lexo po ashtu:  Shqiptari Abazoviç votohet nga Kuvendi si kryeministër i Malit të Zi

SHPËRTHIMET POSTVAKSINIM

Turqia është në dhjetëshen e parë të vendeve që kanë administruar më shumë vaksina në botë, por dje u përballë me numrin më të lartë të rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë, 49 mijë e 584. Për këtë arsye, Presidenti ka njoftuar shtrëngimin e masave ndaj COVID-19, përfshirë edhe kthimin e bllokimeve të plota në fundjavë përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, që nis më 13 prill. Ky shtet ishte ndër të parët që i besoi “Sinovac”-it. Që nga mesi i janarit e deri tani, janë kryer mbi tetë milionë vaksina ose më shumë se 10% të popullatës.

Njëjtë ka ndodhur edhe në Kili. Që nga muajin shkurt e deri tani, ky shtet injektoi nëntë milionë doza, çka bëri që Kili të renditej në vendin e tretë në botë me normën më të lartë të vaksinimit. Por, në vend të uljes së rasteve ditore, ndodhi e kundërta. Vetëm brenda një dite u regjistruan mbi shtatë mijë raste ditore, çka çoi në mbushjen tej kapaciteteve në spitale dhe bllokim të vendit. Po ashtu, edhe Pakistani, që ka administruar vaksinën që prej muajit shkurt, po përjeton tani një valë të tretë, me raportin e pozitivitetit kombëtar më të lartë, që nga shpërthimi i pandemisë. Më shumë se 20 qytete janë mbyllur për shkak të situatës së rëndë.

Lexo po ashtu:  Vjosa Osmani i reagon Lajçakut, e përkrah Kurtin në vendosjen e reciprocitetit

Në shumë shtete, përfshirja e sa më shumë kategorive dhe ulja e fashës së vaksinimit është kthyer në një garë me kohën për të shmangur sa më shumë hospitalizomë e fataliteteve. Te ne, një gjë e tillë po bëhet me doza më të theksuara për shkak të përkimit me fushatën elektorale. Deri në fillim të muajit mars, qeveria qëndroi stoike ndaj qasjes perëndimore. Pas vonesave dhe ndarjes së pabarabartë të vaksinave të certifikuara nga EMA apo FDAja, i hapi rrugë dozave lindore. Vetëm pak ditë pas aktit normativ të qeverisë, erdhën dozat e para dhuratë “Sputnik V”, ndërsa në ditën e parë të fushatës elektorale Shqipëria u dynd me vaksina kineze “Coronavac”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *