Me një lëvizje që i blindon plotësisht pushtetin deri në 2036, presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar legjislacionin që e lejon atë të mbajë detyrën edhe për dy mandate shtesë gjashtë-vjeçare. Sipas kushtetutës së mëparshme ruse, 68 vjeçari Putin do të duhej të hiqte dorë pasi të mbaronte mandati i tij i dytë radhazi në vitin 2024. Megjithatë lakmia e tepruar për pushtet bëri që udhëheqësi rus të propozonte një votim mbarëkombëtar vitin e kaluar, që e lejon atë të kandidojë edhe për dy mandate të tjera gjashtë-vjeçare presidenciale.

Putini u zgjodh për herë të parë president në vitin 2000 duke qëndruar në pushtet për dy mandate katër-vjeçare radhazi. Duke qenë së Putin nuk mund të rikandidonte, ai bëri rokadë me aleatin e vet, Dmitry Medvedev në 2008. Për katër vite ai shërbeu si kryeministër i vendit dhe u kthye sërish në pushtet në vitin 2012, me gjasa për të mos e lëshuar karrigen deri në 2036. Në rast se ky skenar vihet në jetë, Vladimir Putin do të bëhet udhëheqësi rus më jetëgjatë, duke ia kaluar edhe diktatorit sovjetik Josef Stalin.

Lexo po ashtu:  Tërmeti jo i rastësishëm i gazetës gjermane ‘Bild’: Peter Tiede komenton vendimin e Metës

Si erdhi ideja e Putin?

Në korrik 2020, presidenti Vladimir Putin propozoi një referendum kushtetues në Rusi që përfshinte një dispozitë që zgjaste mandatin e presidentit, duke e lejuar atë të kandidojë për këtë post edhe dy herë të tjera. Për të justifikuar lëvizjen që përjetson emrin e tij si president i shtetit më të madh në botë, Putin argumentoi se kjo zgjatje e mandatit ishte e nevojshme për të mbajtur anëtarët e kabinetit të përqendruar në punën e tyre në vend që të kërkonin për pasardhës të mundshëm të Putin.

Ndryshimet kushtetuese gjithashtu theksuan përparësinë e ligjit rus mbi normat ndërkombëtare, shpallën të jashtëligjshme martesat e të njëjtit seks dhe përmendën “besimin në Zot”, si një vlerë thelbësore. Gati 78% e votuesve miratuan ndryshimet kushtetuese gjatë votimit, e cila zgjati për një javë dhe përfundoi në 1 korrik.

Opozita kritikoi votën kushtetuese, duke argumentuar se ajo u njollos nga presionet e vazhdueshme mbi votuesit dhe parregullsitë e tjera, si dhe mungesa e transparencës dhe kleçkave që pengojnë monitorimin e pavarur.

Lexo po ashtu:  Pas thirrjes së Zelensky që t’ju ndalohet udhëtimi rusëve nëpër botë, ka reaguar Kremlini

Cilët ishin faktorët që favorizuan lëvizjen e Putinit?

Sipas profesorit të asociuar rus, Alexei Muraviev, ndryshimet në kushtetutë mund të shpjegohen nga tre faktorë kryesorë.

Së pari, nuk ka pasardhës të mundshëm. Megjithëse besimi i popullit rus te presidenti Putin ka rënë në vitet e fundit, sondazhet sugjerojnë që mbështetja për zëvendësuesit e Putinit mbetet dukshëm më e ulët.

Së dyti, lëvizja që sinjalizon qëndrimin e Putin më gjatë në pushtet mund të drejtohet nga nevoja për të ofruar një mbështetje për tregjet e paqëndrueshme ruse, të cilat kanë pësuar tronditje sidomos pas dështimit të së bisedimeve midis Rusisë dhe OPEC, mbi ndërprerjet e prodhimit të naftës.

Së treti, qëndrimi i presidentit rus Putinit për më shumë se 20 vjet në pushtet fakton që elektorati rus nuk sheh ndonjë shpresë tek opozita.

Profesor Muraviev thotë se shumica e rusëve e lidhin qëndrimin e Putin në pushtet me ngritjen e vendit si një fuqi e madhe, ringjalljen e forcës së saj ushtarake dhe stabilizimin e ekonomisë krahasuar me paqëndrueshmërinë e viteve 1990.

Lexo po ashtu:  Gjykata Speciale e konfirmon se Jakup Krasniqi është dërguar në paraburgim në Hagë

Ku është opozita? Pse nuk e kundërshton askush Putin-in?

Figura kryesore e opozitës në Rusi, Alexey Navalny, nisi një seri hetimesh për korrupsion brenda partisë së Putinit, megjithatë mbështetja popullore ndaj tij mbeti e ulët, afro 3% në sondazhet e kryera 2017-20.

Edhe sikur kritiku i Kremlinit të arrinte të thithte një interes më të madh në popullsinë ruse, vrulli i tij do të ishte ndalur sërish në janar kur 44-vjeçari Z. Navalny u arrestua pas kthimit të tij nga Gjermania, ku kaloi pesë muaj duke u rikuperuar nga një helmim me agjent nervor. Për ngjarjen Navalny fajësoi drejtpërdrejtë Putin-in por autoritetet ruse hodhën poshtë akuzën, duke lënë pak mundësi për kundërshti.

Burimi: ABC NEWS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *