Në raportin e Amnesty International për të drejtat e njeriut gjatë vitit të shkuar publikuar mbrëmë, vihet re se në vendin tonë ka lëshuar rrënjë problemi i dhunës në familje.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Dhuna në familje shënoi rritje gjatë muajve të pandemisë”, vëren raporti. Në këtë pikë përmend edhe kërcënimin e kryeministrit ndaj disa mediave për përhapje të panikut. Nuk lihen pa përmendur dhuna me bazë gjinore, diskriminimi i pakicave rome, përdorimi i forcës së tepruar dhe mungesa e lirisë së fjalës që përmblidhet me ligjin e paketës antishpifje.
Amnesty International përmend në raport shqetësimet e ngritura nga Raportuesi i OKB-së dhe Avokati i Popullit për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në rastin e ekstradimit të shtetasit turk, Harun Çelik, që kishte kërkuar azil në Shqipëri, pasi i trembej persekutimit si gulenist nga autoritetet turke. Raporti dënon përdorimin e “forcës jo proporcionale nga policia” ndaj protestuesve që kishin dalë për të kundërshtuar shembjen e Teatrit Kombëtar më 17 maj 2020. Po ashtu AI veçon rastin e dy gazetarëve të sharë dhe sulmuar fizikisht nga policia, ndërkohë që ata po mbulonin protestat, një prej të cilëve u ndalua për pak kohë





