Facebook duket se po teston një mënyrë të re për të parë përmbajtjen në Faqen Kryesore dhe storiet në rrjetin social. Kompania mund të shkrijë përmbajtjen nga dy burimet në një faqe të vetme, që është e palëvizshme.

Kjo është zbuluar nga inxhinierja e softuerit, Jane Manchun Wong, e cila shpesh zbulon veçoritë e reja që janë duke u përgatitur.

Ajo zbuloi se Facebook po provon këtë format të ri dhe ka ndarë një GIF në Twitter të saj që tregon faqen e lajmeve në një format jo ndryshe nga ajo për storiet.

Pra, nëse ky ndryshim zbatohet, përdoruesit do të jenë duke lëvizur ose duke kërcyer nga e majta në të djathtë në mënyrë që të shohin përmbajtjen në krahasim me lëvizjen nga maja në fund ashtu siç bëjnë tani.

Facebook, si shumë kompani të tjera të internetit, rregullisht teston gjëra të reja kështu që nuk do të thotë se kjo është një punë e kryer, tani për tani.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Tradhëtarët, "Lanë zonjën e lëvduar- E zunë një kurvë shtrigë, -Të ndyr’ e të mallëkuar, Të fëlliqur e të ligë. – Poezi nga Naim Frashëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *