“Burrat e shtetit të sotëm kanë limite padyshim, një prej të cilëve nuk po arrijnë ta kuptojnë (ose së paku ta përkrahin) që madhështia dhe fuqia e kombeve janë produkte të shkencës, dhe që drejtësia, rregulli, dhe ligjet janë të rëndësishëm por janë faktorë dytësorë në rolin e mirëqenies.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Si të gjitha aktivitetet mendore, prirjet e shkencëtarëve janë tejet të influencuara nga mjedisi fizik dhe moral përreth tij. Është thënë, me arsye, se njeriu që mëson është si një bimë që lulëzon vetëm në një mjedis të caktuar- në tokën e depozituar nga kultura shekullore gjer tek respektimi dhe kujdesi i shoqërisë.

Në kushte të favorshme, edhe tipi më i veçuar ndjen arritje, ndërsa në një mjedis armiqësor dhe indiferent edhe mendjet më të mprehta shkurajohen… Vetëm i forti dhe heroi kanë  fuqinë të përballin kushtet e pafavorshme të mjedisit dhe të presin në qetësi rënien e së keqes për të rritur mirëqënien.

Por shoqëria nuk duhet të mbështetet tek heronjt sepse ata mund të mos kenë mundësi të shfaqen. Në vend të kësaj, ne duhet t’i drejtojmë sytë nga njerëzit me aftësi mesatare dhe talente të zakonshme të cilët motivohen me një patriotizëm fisnik e nga një ambicie e pastër.

Lexo po ashtu:  “Demilitarizimi, Decentralizimi, Dekombëtarizimi dhe Demokratizimi i shqiptarëve të Kosovës” – Ky shkrim është shkruar në vitin 2000. Zbuloni pse është e rëndësishme që të analizohet edhe sot kjo trajtesë largëpamëse

Përkushtimi ynë më madhor… është për të zbuluar veten para se të zbulojë të verteta shkencore, të modelojmë veten përpara se të modelojmë natyrën. Të krijojmë një tru te fuqishëm, një mendje origjinale që është vetëm e jona- kjo është puna paraprake e cila është absolutisht esenciale.”

– Santiago Ramon Kajal /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *