“Ishte Austro-Hungaria, e cila hapi Luftën e Parë Botërore më 28 gusht të vitit 1914. Por ajo që u mendua se do ishte një ekspeditë e shkurtër ndëshkimore, në fakt u kthye në katastrofë, e cila tregonte dobësitë që kishte monarkia e Habsburgëve. Vetëm 14 muaj më vonë, në tetor të vitit 1915, trupat austriakë mundën të ngrenë flamurin verdhezi mbi kalanë e Beogradit, falë ndihmës së një komandanti gjerman”.

Kështu shkruan historiani Berthold Seewald në një shkrim në gazetën gjermane “Die Welt”, referuar përplasjes mes Austro-Hungarisë dhe Serbisë. Në shkrim thuhet se Austro-Hungaria mendoi se do e ketë të lehtë me Serbinë, por pasi humbi dy beteja dhe la 70 mijë pengje. Vetëm kur në ndihmë u erdhi Gjermania, por edhe Bullgaria, e cila nisi sulmin e saj ndaj Serbisë, austro-hungarezët ia dolën, por duke shprehur në këtë ofensivë edhe urrejtjen e tyre ndaj serbëve.

Më shumë se 36 mijë civilë u vranë.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Por ajo që pasoi ishte një katastrofë humanitare e tmerrshme.

Lexo po ashtu:  Sot 158 vjetori i lindjes së heroit të kombit shqiptar, Isa Boletinit

“Deri në dimër, ajo që mbeti nga ushtria serbe tentoi të arratisej nga Kosova për në Shqipëri, në drejtim të bregdetit të Adriatikut. Ushtrinë e ndoqën nga pas civilë të panumërt. Shumë prej tyre vdiqën nga uria, u rrëzuan nëpr malë ose u vranë nga malësorët shqiptarë. ‘Rruga ishte e mbushur me trupa njerëzish të ngrirë, ushtarë dhe refugjatë, që na kishin paraprirë,’ kujtonte një i mbijetuar. Mes tyre ishin edhe shumica e të burgosurve austro-hungarezë. Nga 70 mijë prej tyre, dy të tretat vdiqën. Oficerët francezë thonë se 170 mijë njerëz ia dolën të vijnë në Adriatik në janar të vitit 1916. Prej aty u morën me anije dhe u dërguan në Korfuz. Një spital për të plagosurit rëndë u ngrit në Vido, që më vonë u quajt edhe ‘ishulli i vdekjes’. Deri në vitin 1918, në Korfuz ishte ngritur një ushtri e re serbe, që do luftonte për të rifituar Beogradin. “Me një total prej 600 mijë të vdekurish, ushtria serbe kishte pësuar humbjen më të madhe në Luftën e Parë Botërore në krahasim me popullsinë,” shkruan historiani Gorch Pieken- në një luftë që u bë traumë kombëtare, por që është harruar në masë jashtë Serbisë”. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  “Po ku ka si ti, o Shqipëria ime, Moj fisnikja përmbi gur.” (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *