Ndër traditat më të dashura për fëmijë e të rritur është edhe ngjyrosja e vezëve shumëngjyrëshe. Kjo traditë ka një origjinë shumë antike dhe zakonisht përdoret në raste festash, por jo vetëm. Në Romën e lashtë vezët ngjyroseshin të kuqe si një ogur fatsjellës dhe si shenjë e fertilitetit.

Gjatë viteve mënyrat e ngjyrosjes së tyre kanë ndryshuar dhe sofistikuar. Tashmë mund t’i gjeni shumëngjyrëshe në çdo kohë, por gjithashtu mund t’i përgatisni edhe vetë. Në këtë artikull ju tregojmë disa mënyra të lehta e natyrale se si të ngjyrosni në shtëpi vezët tuaja.

Kjo metodë natyrale ju lejon të përgatisni vezë të bukura dhe shumë të sigurta për t’u ngrënë pa pasur nevojën e përdorimit të ngjyruesve me kimikate.

Si të përgatisni vezët e ngjyrosura

Përgatitja dhe ngjyrosja e vezëve është një proçes që do të kryhet njëkohësisht si më poshtë. Ngjyrosja e vezëve në mënyrë natyrale bëhët pikërisht në proçesin e zierjes së tyre. Për t’i përgatitur ato, zgjidhni sasinë e vezëve që doni të ngjyrosni dhe vendosini në një tenxhere të madhe. Mbusheni tenxheren me rreth 1 litër ujë dhe vëreni në zjarr për t’u zier.

Lexo po ashtu:  Deputetja britanike: Bandat serbe në veri po paguhen dhe armatosen nga Beogradi

Vezët duhet t’i zieni për 12 minuta ose derisa të shikoni që kanë marrë ngjyrën e dëshiruar. Gjithsesi kujdesuni të mos i zieni shumë në mënyrë që të mos prishen. Pasi të zgjidhni sasinë e vezëve filloni të zgjidhni mes perimeve çajrave apo erëzave me ngjyra që keni në shtëpi. Më saktësisht do të gjeni më poshtë përbërësit përkatës për çdo ngjyrë.

Të verdha

Për vezë të verdha hidhni në tenxhere teksa ato ziejnë 2-3 lugë gjelle turmerik dhe përziejini mirë.

Jeshile

Ngjyrosja e vezëve jeshile përfitohet nga spinaqi apo majdanozi, mund të zgjidhni një tufë sa dora për t’a hedhur në tenxhere.

Të kuqe

Vezë të kuqe ose rozë mund t’i përfitoni nga lakra e kuqe të cilën mjafton t’a lini të zihet bashkë me vezët. Hidhni në tenxhere 2-3 gjethe të mëdha lakër.

Portokalli

Për vezë portokalli përdorni disa fletë lëkurë qepe, pak a shumë lëkurën e një ose dy qepësh. Një tjetër mënyrë është edhe ajo me specin e kuq të bluar duke hedhur 2-3 lugë gjelle në texhere.

Lexo po ashtu:  “Baby Shark” kënga më e klikuar në Youtube

Kafe

Për të përfituar vezë kafe mund të përdorni kakao apo kafe të bluar. Mjafton të hidhni 2-3 lugë dhe ta përzieni me kujdes në ujë.

Këshilla gjatë zierjes

Një këshillë e mirë është t’i lyeni pak me uthull para se t’i zeni ndërsa menjëherë pas zierjes lyejini me vaj ulliri. Ky proçes do t’i bëjë ato të shkëlqejnë gjatë gjithë kohës. Për ta bërë ngjyrën të zgjasë më shumë shtojini vezëve pasi përbërësit të kenë lëshuar ngjyrë edhe një lugë çaji uthull. Kjo do të fiksojë ngjyrën e vezëve tuaja. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *