Me nivele të larta të yndyrave në gjak ose kolesterolit, sot miliona njerëz po luftojnë me sëmundjet e zemrës që janë shkaku i dytë i vdekjeve në botë. Në mënyrë ideale, niveli normal i kolesterolit duhet të jetë midis 4.60 dhe 6.20 mmol / L, por regjimi i pashëndetshëm ,gjenetika e një sërë faktorësh të tjerë ndikojnë në rritjen e kolestorolit. Ky i fundit është armiku numër një i zemrës, por me recetën e mëposhtme ju do të nxisni pastrimin e thellë të enëve të gjakut dhe shkrirjen e pllakave të ndërtuara mbi muret e enëve dhe që ngadalësojnë qarkullimin e gjakut. Kjo përzierje e fuqishme natyrale duhet pirë në mëngjes.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Çfarë ju nevojitet:
1 kilogram limona
5 deri në 6 degë majdanozi
3 litra ujë
1 qese sode buke

Përgatitja:
Së pari, lani limon me ujë të ftohtë dhe pastaj zhytini në një enë me ujë. Shtoni sodën e bukës dhe lëreni të qëndrojë për 60 minuta.
Prisni hollë majdanozin
Prisni limonin në copa (lëkurën mos e qëroni) dhe shtojeni në një tenxhere ku keni shtuar majdanozin dhe tre litra ujë.
Lëreni tenxheren në zjarr të avashtë për rreth 3 orë.
Pas këtij procesi largoni limonin dhe majdanozin nga ena dhe do të shihni që keni përftuar rreth 1.5 litra shurup.
Në mënyrë ideale, ju duhet të pini 1 gotë shurup çdo mëngjes me stomakun bosh. Kjo pije mund të rezistojë deri në 15 ditë dhe rekomandohet të pijë nga një gotë çdo ditë. /MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress





