Izraeli ka ushtrinë më të fuqishme në Lindjen e Mesme, e ndjekur nga Turqia dhe Arabia Saudite. Kështu thuhet në një raport të ri të “Business Insider”.

Forcat mbrojtëse izraelite kanë më shumë cilësi se ushtritë e tjerë të vendeve të rajonit. Mjafton këtu të kujtojmë forcat ajrore që ka ky shtet.

Kjo renditje e hartuar nga ekspertë bazohet në rritjen e aftësive operacionale ushtarake në të gjithë rajonin, por edhe tek artileria dhe teknologjia.

Raporti i hartuar nga dy ekspertë: Patrik Megahan dhe Kris Harmer, ekspert i mjeteve luftarake detare në SHBA.

Arsyet sepse Izraeli qëndron në majë të listës janë disa; suksesi në luftën kundër Sirisë dhe Izraelit në vitin 1967 dhe 1973, si edhe ajo kundër grupeve palestineze.

Në raport nënvizohet gjithashtu se fakti që Izraeli ka një avantazh të dukshëm në rajon, vjen në sajë të marrëdhënieve të ngushta me SHBA-në dhe investimeve në industrinë e saj mbrojtëse, ku përfshihen asetet hapësinore, avionë shumë të avancuar luftarakë, drone dhe armë bërthamore.

Lexo po ashtu:  Në Gjakovën e Shqipërisë përfundoi jetën njeri nga shtetarët, ushtarakët dhe diplomatët më të shquar të Perandorisë Osmane...

Ndryshe nga ushtritë e tjerë të rajonit, Izraeli mund t’i mobilizojë forcat ushtarake në një kohë mjaftë të shpejt, që jo vetëm në rajon po edhe në botë përbën rekord. Ndryshe nga ushtritë e tjera, si në Turqi, Siri dhe së fundi në Egjipt, ushtria izraelite nuk ka tentuar asnjëherë për grusht shteti brenda vendit.

Megjithëse Turqia dhe Arabia Saudite kanë ushtritë dhe buxhetet më të mëdha në Lindjen e Mesme, ato sërish renditen në vendin e dytë dhe të tretë.

Turqia, me 18 miliardë dollarë në dispozicion të mbrojtjes, arriti të modernizojë pak ushtrinë e saj. Është për t’u vlerësuar se një pjesë e teknologjisë së saj është përpunuar dhe prodhuar brenda vendit.

Akoma më e friikshme sa i përket buxhetit dhe fuqisë financiare të investuar për mbrojtjen është Arabia Saudite. Buxheti i saj është 56 miliardë dollarë, duke e renditur atë si shpenzuesin e katërt në botë për ushtrinë pas SHBA-së, Kinës dhe Rusisë.

Sipas “Business Insider” sa i përket arsenalit të armmëve Arabia është e dyta pas Izraelit, por kjo mund të ndryshojë. Forcat ajrore saudite së shpejti mund të jenë më të përparuara se ato izraelite.

Lexo po ashtu:  Për kë e shkroi Noli elegjinë “Syrgjyn-Vdekur”?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *