Sipas një studimi të Universitetit Trondheim në Norvegji, i kryer nga Prof. Jostein Holmen, në një kampion prej 37 mijë personash, burrat janë të prirur të harrojnë data dhe emra më shumë se gratë. Kjo nuk ka të bëjë me mungesën e vëmendjes ndaj partneres por është një problem mashkullor. Përse ndodh?

Burrat harrojnë  më shumë se gratë

Më në fund ata kanë një justifikim për harresat e tyre. Burrat e kanë të vështirë të kujtojnë detaje të jetës së tyre deri në një vit më parë, krahasuar me gratë. Profesor Jostein Holmen ka rrëfyer se “Eshtë e ditur që burrat harrojnë më shumë se gratë por deri më tani nuk ishte dokumentuar. Dhe është për t’u çuditur që burrat kanë aq rënie të kujtesës nga mosha 30 deri në 60 vjeç”. Rezultatet u publikuan në revistën BMC Psychology në fund të 2013“.

Por studimi nuk ka arritur të gjejë arsyen. Ajo që dihet është vështirësia që vjen me rritjen e moshës për të kujtuar. Studimi ka treguar edhe se të shkolluarit harrojnë më pak se të pashkolluarit. Madje personat me depresion harrojnë më pak se ata të shëndetshmit, nga të sy sekset.

Lexo po ashtu:  Çfarë është “Plani Marshall” të cilin e propozoi Albin Kurti mbrëmë në Mynih?

Tani që gjithçka është e bazuar në shkencë, mund ta përdorin si justifikimin perfekt sa herë që kanë harruar të urojnë gruan për përvjetorin e martesës. Se atë të dashurisë e kanë harruar me kohë e me vakt.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *