Bletaria në Shqipëri ka një traditë të hershme, ku mjalti i prodhuar në vendin tonë shquhet për cilësi kurative dhe vlera të larta ushqyese, për shkak të natyrës dhe klimës që ka vendi ynë.

Zyrtarisht, në vendin tonë janë 530 mijë koshere bletësh dhe 4358 bletarë.

AZHBR publikoi ditët e fundit listën e fermerëve aplikantë të kualifikuar, që përfitojnë nga Skema Kombëtare, për masën 2 të mbështetjeje në Bletari. Sipas AZHBR-së këtë vit janë 613 fermerë të kualifikuar më shumë se vitin e kaluar.

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2021 financon drejtpërdrejtë bletarët me 1 mijë lekë për zgjua për fermat që kanë jo më pak se 50 koshere. Vitin e kaluar (2020) Skema Kombëtare mbështeti të gjithë aplikuesit në masën 2, për bletari që ishin 1458 fermerë gjithsej në të gjithë vendin.

Fondet publike për mbështetjen e bletarisë që prej vitit 2014 janë rritur me 749 %. Në vitin 2013 ishin gjithsej 275 përfitues, ndërsa në vitin 2020 arritën në 1458 përfitues dhe në 2021 ku numër pritet të jetë edhe më i lartë, shifra të cilat priten të shpallen gjatë muajit maj 2021.

Lexo po ashtu:  Kujdes! Shtetet ku tatuazhet janë ilegale, mund të deportoheni ose futeni në burg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *