Mediat amerikane referojnë një raport të shërbimeve inteligjente të SHBA sipas të cilave hidhet dyshimi se CoVid-19 ka shpëtuar nga laboratori i Virologjisë në Vuhan të Kinës. Mediat sjellin në vëmendje faktin se në fillim të nëntorit 2019, tre kërkues në laboratorin në fjalë u sëmurën dhe kërkuan ndihmë mjekësore. Po kështu, i njëjti dokument i miratuar në ditët e fundit të administratës Trump, citon se simptomat e të prekurve përputhen me ato të të sëmurëve nga CoVid-19, por edhe të sëmundjeve sezonale.

Wall Street Journal citon dy burime të vetat sipas të cilëve natyra e informacionit është e konfirmuar, por se kërkohen hetime të mëtejshme. Lidhur me këtë çështje, administra Biden ka bërë të ditur se hetimet e mëtejshme për çdo teori, teknikisht të besueshme mbi origjinën e pandemisë, duhet të hetohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Ne vazhdojmë të kemi pyetje serioze rreth ditëve të para të pandemisë së CoVid-19, përfshirë origjinë e saj brenda Republikës Popullore të Kinës”, citohet një zëdhënës i Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Lexo po ashtu:  Zbuloni çfarë shkakton në organizëm kafeja turke

Debati rihapet ndërkohë që Kina vetë nuk ka përjashtuar mundësinë që virusi të ketë origjinuar jashtë saj. Në Itali ka patur raportime për pneumoni atipike të konstatuara në muajin shtator 2019, çka ngre dyshime se diçka serioze i ka shpëtuar sistemit të survejancës epidemiologjike në mbarë botën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *