Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një deklaratë për mediat, është ndalur në dy shqetësime që lidhen drejtpërsëdrejti me COVID-19. Ai e nisi fjalën duke thënë se deri më tani, 115 mijë punonjës së shëndetit mjekësor kanë ndërruar jetë nga virusi në të gjithë botën.

“Pothuajse për 18 muaj, punonjësit e shëndetësisë dhe ato të kujdesit në mbarë botën po qëndrojnë në një vend mes jetës dhe vdekjes. Kanë shpëtuar jetë të panumërta. Shumë punonjës të shëndetësisë në të gjithë botën janë prekur nga COVID-19 në luftën e tyre kundër COVID-19.

Edhe pse raportimet janë të pamjaftueshme, parashikojmë se të paktën 115 mijë punonjës të shëndetësisë dhe punonjës të kujdesit kanë paguar çmimin më të rëndë (kanë humbur jetën) teksa ofronin shërbim ndaj të tjerëve”.

Më tej ai shtoi:

“Punonjësit e shëndetësisë kanë kryer punë ‘heroike’, por ata nuk janë ‘super heronj’. Edhe ata janë njerëz si ne. Djersitin, nervozohen, qeshin dhe qajnë”, u shpreh Ghebreyesus.

Lexo po ashtu:  Dialogun me Serbinë nuk do ta neglizhojmë, por as nuk do të ngutemi

Sakaq, për të disatën herë gjatë kësaj periudhe, që bota po përballet me virusin, Ghebreyesus, e ka vendosur theksin në ndarjen e pabarabartë që po i bëhet vaksinave nëpër botë. Ai ka thënë se mbi 75% e vaksinave është përqendruar në duart e 10 shteteve të fuqishme, ndërsa një grup i vogël po shpërndahet në vendet e varfra. Sipas tij, kjo pabarazi, të cilën ai e quan “skandaloze” duhet të marrë fund.

“Kriza e vazhdueshme e vaksinave është një pabarazi skandaloze që është nxjerrë në pah nga pandemia. Mbi 75% e të gjitha vaksinave kanë shkuar vetëm në 10 vende. Nuk ka një mënyrë diplomatike për ta thënë: një grup i vogël vendesh që prodhojnë dhe blejnë pjesën më të madhe të vaksinave kontrollojnë fatin e pjesës së mbetur të botës”, deklaroi kreu i OBSH-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *