Shteti i Kroacisë ia ka dhuruar Kosovës 10 mijë vaksina anti-covid.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një njoftimi për media.

Në takimin e ministrit Vitia me ambasadoren kroate në Prishtinë, është diskutuar edhe ecuria e vaksinimit të kosovarëve.

“Gjatë këtij takimi, është nënshkruar marrëveshja për 10 mijë doza të Vaksinës kundër Covid-19, në përkrahje të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ministrit të Shëndetësisë.

Lexo po ashtu:  Sot votohet Albin Kurti për kryeministër dhe e gjithë qeveria e re

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *