Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

SINDIKATA E PAVARUR E RTK-SË

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Inspektoriati i Punës aprovon padinë e Sindikatës, shpall të paligjshëm vendimin e drejtorit gjeneral të RTK-së dhe Bordit të saj, për zgjedhjen e drejtorit të financave, administratës dhe zyres ligjore në RTK.

Sipas Inspektoriatit te Punes, kandidatët të cilët i janë nështruar procesit të rekrutimit nuk i kanë plotësuar dy kriteret kryesore të konkursit: kualifikimin dhe përvojën e kërkuar.

Ky proces ishte monitoruar nga kryetari i Sindikatës Fadil Hoxha dhe për këtë parregullësi Sindikata e Pavarur e RTK-së (SPRTK) e kishte alarmuar me kohë Bordin e RTK-së dhe publikun e gjerë. Ky vendim i Inspektoriatit të Punës është një dëshmi më shumë rreth paligjshmërive në të cilat janë të përfshirë Bordi i RTK-së dhe Menaxhmenti i saj.

SPRTK kërkon nga Kuvendi i Kosovës që urgjentisht t’i nisin procedurat për shkarkimin e Bordit të RTK-së në mënyrë që të hapet rruga për kthimin e normalitetit në Transmetuesin Publik.

Lexo po ashtu:  Shkrimtari britanik kërkon bojkotimin e monedhës së re: I mungon një presje

Sindikata e Pavarur e RTK-së si gjithëherë do të vazhdojë të denoncojë çdo veprimtari të paligjshme dhe në dëm të Transmetuesit Publik.

Me respekt,

Fadil B.Hoxha

Kryetar i SPRTK-së

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *