4 mjekë të spitalit të Fierit kanë ushtruar dhunë ndaj një qytetarit Ardit Klima, i cili disa ditë më parë është arrestuar për dhunë ndaj bluzave të bardha, por nga një audio-përgjim i publikuar e vërteta qëndron ndryshe.

Në një material të siguruar nga emisioni “Stop”, dëgjohet sesi mjeku neurolog Enver Halili bashkë me disa kolegë të tij mjeku i Hemodinamikës, Ndriçim Kallashi dhe një tjetër i quajtur Luli, e kanë rrahur dhe fyer në mënyrë çnjerëzore Arditin.

Djali: Hajde shikoje pak plakun tim, tani! Rri unë këtu, vetëm të të shoh unë, që ti po vete!

Enver Halili, neurolog: E shoh unë babanë, ti prit atje jashtë!

Djali: Tani të shkosh!

Enver Halili, neurolog: Jashtë thashë!

(Nis përplasja)

Djali: Ooooo!

Mjeku: Bjeri qenit!

O k*** e m***

Kë godet ti?

Djali: Nuk e godita.

Mjeku: Do na japësh urdhra? Kë godet mor pis?!

Djali: Nuk e godita.

O qelbësirë! Mjekun godet, mor qelbësirë? B**** m***

Djali: Boll, or boll!

Mjeku: Goditet mjeku me karrige?

Lexo po ashtu:  PRIZREN/ Nusja i rrah vjehërrit, i bënë për spital

Djali: E mora për mbrojtje. Nuk e godita!

Mor pis!

Djali: Pse gënjeni? Kush po më mban, se nuk po shikoj? Nuk shikoj më, jam qërruar.

Mjeku: Ta q**** Ule kokën!

Djali: Dakord…! Nuk shikoj më.

Mjeku: Ule kokën!

Djali: E ula!

Dhuna vazhdon ndaj të riut.

Djali: O Luli të pashë, je çun lagje. Më fal, e ula! Jo në fytyrë! Jo nga koka!

Mjeku: Hiqe dorën!

Djali: Jo nga koka!

Mjeku: Mos luaj!

Djali: Nuk luaj, por jo nga koka…!

Mjeku: Kështu e doje ti? K***

Mjeku: Lidhe, q*****

Djali: Mos më qëllo më!

Mjeku: Legen!

Mjeku: Na çau k*** bëj këtë e bëj atë!

Djali: Mos më godisni më! Oooo barku!

Mjeku: Ku e ke atë celularin? Të q*** ku e ke celularin? Nxirre! Ku e ka?

Djali: Enver, të kam respektuar si shok. Oh, ma q* stomakun.

Mjeku: Do të të q* miun e shtëpisë, do të të q** në b*** po lëre stomakun ti!

Mjeku: Hë, k** , do vazhdosh më?

Lexo po ashtu:  Shokohet nëna. Zbulon në trupin e vajzës 25 kafshime, pasi e mori nga çerdhja

Djali: Jo, jo, rri, boll, të lutem!

Djali: Çfarë të vazhdoj më unë? Nuk shoh më nga sytë! Po të them të lutem! Jo nga koka!

Mjeku: Kokë e madhe ti b***. Thuaj: “Jam k*rvë”

Djali: Nuk jam k*rvë!

Mjeku: Bjeri, q* motrën bjeri!

Djali: Më bën m** katër me një.

Mjekët mohojnë ta kenë prekur me dorë, por fotot e Arditit dhe audio regjistrimi tregojnë të kundërtën. Drejtoria e Policisë Fier në një deklaratë për mediat bëri me dije një ditë pas ngjarjes, se u vu në pranga 32-vjecari, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj mjekut neurolog Enver Halili, gjatë ushtrimit të detyrës.

Tashmë çështja i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, e cila po heton 32-vjeçarin për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës”./tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *