Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme në emisionin “KALLXO Përnime” ka folur për lëvizjen e Serbëve me tabela paralele.

“Ne si hap të parë duhet të identifikojmë se si ato vetura mund të shfrytëzohen në mënyrë legale. Do të thotë a kemi në të gjitha instrumentet shtetërore që t’i shërbejnë popullatës atje me dokumentacion legal”, ka thënë Sveçla.

Tutje Ministri Sveçla ka brë të ditur se është duke u punuar që të në komunat në veri të ketë me shumë qendra të regjistrimit civil.

“Jemi duke punu që me e rrit rrjetin e qendrave të regjistrimit civil nëpër komunat në veri, në mënyrë që një shtetas i yni me etni serbe të mund të ketë një adres ku mund të kërkon tabelat për veturë, ku kërkon patent shoferin e Republikës së Kosovës, ku kërkon letërnjoftimin”, është shprehur Sveçla.

Sveçla, ka folur edhe për shkarkimin e Riza Shillovës nga pozita e Drejtorit të Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovës.

“Shillova nuk është shkarkuar, por është transferu në një drejtori tjetër. Ky është vendim i Drejtorit të Policisë së Kosovës”, ka thënë Sveçla.

Lexo po ashtu:  “Fjalët janë padiskutim droga më e fuqishme e përdorur nga njerëzit”, / Disa thënie plot mend, nga Rudyard Kipling.

Tutje, ministri ka thënë se nuk është në dijeni se në cilën drejroi është transferuar Riza Shillova.

“Nuk e di në cilën drejtori është transferu, por me rëndësi është që ndryshimet do të prekin secilin institucion”, është shprehur Sveçla.Ai ka bërë të ditur se në ditët në vazhdim mund të ndodhin ndryshime të tjera.“Kanë ndodhë një mori ndryshimesh në Policinë e Kosovës, unë besoj që do të ndodhin edhe shumë më shumë”, ka thënë Sveçla në #KallxoPernime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *