Universiteti i Prishtinës (UP) sot ka pranuar një donacion prej 5 mijë dollarë nga ish-ushtarja amerikane në Kosovë, Elaine Berkowitz.

Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Suzana Manxhuka-Kërliu tha se ky donacion nga Berkowitz meriton një vlerësim të lartë.

Manxhuka-Kërliu tha se me këtë donacion do të blihen disa zmadhuese bikularë për studentët e stomatologjisë.

“Në emër të fakultetit të mjekësisë, degës së stomatologjisë doja të falënderoja Berkowitz për këtë donacion, i cili kontribut ka një vlerë të rëndësishme, me te cilën do të blihen disa zmadhuese bikularë, për nevoja të studentëve. Kontributi i saj meriton një vlerësim të lartë”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu:  Këto janë shtetet që po i kthehen jetës normale pas bllokimit nga koronavirusi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *