Përdorimi i telefonit inteligjent gjatë kohës që jemi në lëvizje është problematik. Qofshim duke ecur në këmbë, me biçikletë, apo akoma më keq, duke ngarë makinën, pasja enjë telefoni celular nëpër duar na tërheq vëmendjen dhe ngadalëson shumë reflekset tona.

Kjo konfirmohet nga një studim i kryer në Japoni dhe i botuar në “Science Advances”, që u mor veçanërisht me analizimin e sjelljes sonë në një turmë. Nga studimi rezultoi se ecja jonë e hutuar për shkak të smartfonit, jo vetëm që na pengon të lëviznim me shkathtësi midisnjerëzve, por ndikon gjithashtu negativisht edhe në lëvizjen e atyre që janë pas nesh.

Për të arritur në këto rezultate, studiuesit kryen eksperimente që përfshinë disa studentë nga Universiteti i Tokios në Japoni. Të ndarë në dy grupe, vullnetarët duhej të ecnin drejt njëri-tjetrit, duke u kryqëzuar dhe vazhduar rrugën drejt:nëse asnjëri nga pjesëmarrësit nuk shpërqendrohej nga telefoni i tij celular, të dy grupet formonin instinktivisht radhë dhe vazhdonin pa probleme rrugën e tyre.

Lexo po ashtu:  Nëse një qen do të ishte një mësues i mirë, ai do të na mësonte se...

Por ndërkohë mjaftonte që vetëm 3 nga studentët të përdornin celularët e tyre teksa ecnin para shokëve të tyre të klasës, dhe i gjithë grupi hynte në kaos. Ata që ishin të zënë me telefonat e tyre lëviznin më ngadalë dhe mëme vështirësi, përplaseshin me shokët e tyre të klasës që vinin përballë nga grupi i kundërt, dhe rreshtat deshën shumë më tepër kohë që të formoheshin.

Në përgjithësi, të dy grupeve iu desh më shumë kohë për të përshkruar të njëjtën rrugë, dhe e bënë këtë me më shumë sesa një problem. Sipas studiuesve, ky kaos i përgjithshëm vjen për shkak të mungesës së kontaktit me sy. Kur ecim në rrugë ne shohim në sy ata që ndeshim përballë për të kuptuar se në cilën mënyrë do të lëvizim, dhe për pasojë zhvendosemi nëpërputhje me rrethanat.

Dhe ne e bëjmë këtë në mënyrë instinktive, por janë pikërisht këto komunikime me sy që na japin mundësinë të shmangim përplasjet me njëri-tjetrin. Sipas Hisashi Murakami, një nga autorët e studimit, hapi tjetër, do të jetë analizimi i lëvizjes së syve të njerëzve që takohen në rrugë.

Lexo po ashtu:  Dëshpërim, dashuri, tradhti, pastaj vdekja… Një ditar lufte në Ukrainë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *