OVL ka dështuar t’i përfaqësojë veteranët.
Në fakt ajo kurrë nuk ka tentuar t’i përfaqësoj ata/ne por është shfrytëzuar si mekanizëm për disa grupacione partiake për të ushtruar presion dhe shantazh për hesap të kapove të politikës në Kosovë të cilëve populli u’a tregoi vendin me 14 shkurt.
Ata janë përdorur për të shuar pakënaqësitë ndër veteranë kur vendit i gatuheshin procese të dëmshme politike siç ishte Pakoja e Ahtisarit, Demarkacioni, Zajednica, privatizimet apo kur plasnin skandalet e komandantëve pushtetarë me afera krimi, korrupsioni e padrejtësish sociale.
Ata heshtnin edhe kur vetëvriteshin veteranë nga mjerimi social, nëpërkëmbja dhe përqeshja që kapot e politikës ua bënin.
Gradualisht po vijmë para situatës kur ose duhet të reformohet rrënjësisht kjo strukturë e mykur, e kapur dhe e korruptuar organizative përmes zgjedhjeve të brendshme demokratike transparente dhe gjithëpërfshirëse pasi që gjithmonë janë mbajtur pa pjesëmarrjen e pjesës dërmuese të veteranëve.
Ose, vërtetë duhet injoruar e qebesa mos njohur si trup përfaqësuese.
Ose, le ti bashkohen edhe formalisht partive për llogari të cilave kanë vepruar dhe keqpërdorur vlerat e luftës për shumë vite.
Prej mendësisë së tillë i kemi edhe rastet kur veterani fals vendoset në strukturat udhëheqëse të OVLsë prej nga pastaj prodhon qindra veteranë tjerë fals.
OVL e djeshme dhe kjo e sotme është e zhveshur lakuriq nga vlerat e luftës dhe nga përfaqësimi i veteranëve.
Andaj ky grusht njerëzish nuk gëzojnë respekt ndër qytetarë ashtu siç gëzojnë veteranët që kontributin e tyre ndaj atdheut e konsiderojnë si obligim dhe asgjë më shumë./Alban Krasniqi/
Lexo po ashtu:  Mjeku i urgjencës: Pa veshje speciale në urgjencë. Jam në vetëizolim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *