Shumë prej nesh kurrë nuk morëm një bisedë seksuale nga prindërit, gjë që e bën procesin e bisedës me fëmijët edhe më të vështirë, sepse nuk kemi një model se si duhet të shkojnë gjërat. Mos lejoni që ajo pasiguri t’ju mbajë prapa. E vërteta është se nuk ka një mënyrë “korrekte” për t’i mësuar fëmijët tuaj për seksin.
Nëse mendoni se biseda rreth seksit duhet të shtyhet sa më shumë, e keni gabim! Kjo bisedë e sikletshme për disa prindër, duhet të realizohet herët, kur fëmijët janë ende të vegjël.
Shumica e prindërve “tmerrohen” nga pyetja e fëmijëve “Si kanë ardhur ata në jetë”. Mirëpo, kjo pyetje kërkon përgjigje nga fëmijët tuaj.
Është mirë që të flisni me terma të zgjedhur me fëmijët tuaj rreth seksit përpara se ata të shkojnë në klasë të parë. Pse? Në shkollë ata do të mësojnë më shumë rreth trupit, vetes së tyre, por edhe rreth seksit. Është më mirë që ju ta përgatisni fëmijën tuaj, pasi në ditët që po jetojmë ata marrin informacione kudo. Është më mirë që ata informacionin ta marrin nga prindërit.