Në konferencën e përbashkët për media Konjufca theksoi se deri më tani Kosova dhe Shqipëria kanë pasur vetëm bashkëpunim të “fqinjëve të mirë”, duke shtuar se bashkëpunimi duhet të ngrihet në një tjetër nivel të dy vendeve që konstituojnë një komb.

Ruçi theksoi se Kosova duhet të ruajë avantazhin me Beogradin, duke shtuar se Tirana njeh Serbinë si një palë përgjegjëse për krimet e luftës së Kosovës.

“Asnjë fjalë nuk mund ta përmbledhë kontributin e madh që Republika e Shqipërisë ka dhënë për Kosovën. Kemi interesa të përbashkëta dhe të njëjta meqenëse jemi një komb, dhe të tillë mendoj që duhet ta kemi edhe politikën edhe artikulimin e interesave tona të përbashkëta. Desha ta bëj një falënderim të veçantë për Republikën Shqipërisë që dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për pandeminë. Me kryetarin Ruci hapëm disa tema, duke filluar me thellimin në disa fusha, si ekonomi, dhe bashkëpunimit në fusha të tjera. Nëse shihni korpusin e përgjithshëm që Kosova ka nënshkruar me Shqipërinë, janë 140, prapë se prapë hapësira është më e madhe për thellimin e bashkëpunimit. Deri më tani kemi bashkëpunim të fqinjëve të mirë, por mendojmë që bashkëpunimi duhet të ngrihet në një nivel tjetër, të dy vendeve që konstituojnë të njëjtin komb. Dy sfidat më të rëndësishme, janë përballja në një dialog të vështirë me Serbinë, meqenëse partnerët ndërkombëtare e kanë definuar si faza përfundimtare. Na duhet një koordinim i thellë dhe i ngushtë me Shqipërinë që Kosova të mos dëmtohet nga një marrëveshje e tillë. Për Kosovën dëm do ishte krijimi i çfarëdolloj etniteti i Serbisë brenda Kosovës. Po ashtu po përballemi me një proces të vështirë gjyqësor, ku disa nga krerët më të rëndësishëm të UCK po gjykohen në Hagë. Ne duhet edhe në këtë dimension të bashkërendohemi që ta kalojmë me dëme sa më të vogla këtë sfidë”, tha Konjufca.

Lexo po ashtu:  Kryeministri Kurti: Ftoj të gjithë qytetarët që pa panik e me kujdes t’i përmbahen këshillave

Ndërkaq Gramoz Ruçi e konsideroi inkurajuese mbështetjen e presidentit amerikan Bajden që u shpreh për njohje të ndërsjelltë Kosovë-Serbi.

“Për mua është inkurajuese mbështetja nga administrata e re amerikane dhe presidenti Biden që tha për një marrëveshje gjithëpërfshirëse e fokusuar në njohjen e ndërsjelltë. Për ne është shumë premtues fakti që si SHBA ashtu edhe BE nuk kanë dallime në qëndrimin mbi dialogun Kosovë-Serbi, këtë e dëshmoi vizita e Palmer dhe Lajcak. Kosova i ka të gjitha arsyet dhe mundësitë që të jetë një partner më i besueshëm se Serbia me SHBA-të dhe BE-të. Pa BE dhe SHBA gjithçka është më e vështirë dhe e rrezikshme për Kosovën. Shqipëria vlerëson qëndrimin dinjitoz të ish-drejtuesve të institucioneve të Kosovës dhe gatishmërisë për di dalë përballë drejtësi. Vlerësojmë qëndrimin e Kuvendit të Kosovës, të presidentit, për të pasur një qëndrim shumë më të unifikuar në dialogun me Serbinë. Në qëndrimin tonë si Shqipëri është Serbia ajo që ka kryer krime lufte dhe nuk ka bashkëpunuar me Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë dhe që sot glorifikon kriminelët e vet. Ne besojmë që koha punën për Kosovën sepse Kosova është në anën e duhur të historisë dhe ne nuk do të rreshtim së punuari për ta”, tha Ruçi.

Lexo po ashtu:  21 vjet nga tërheqja e forcave serbe nga Kosova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *