Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se në Samitin e sotëm të liderëve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtur në Tiranë, është përplasur me kryeministren serbe, Ana Brnabiç.

Në një deklarim për media, Kurti tha se polemika ndodhi pas Brnabiç nuk dëshironte të pranonte se Kosova është shtet i pavarur.

Kurti: Brnabiç nuk e pranonte se Kosova është shtet i pavarur

“Ka ekzistuar një lloj polemike le të themi për shkak se Brnabiç nuk dëshironte të pranonte se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, me ç’rast unë theksova se Serbia do të duhej të shkëputej duke u distancuar nga regjimi i Millosheviqit dhe trashëgimia e tij, sepse nuk ka zgjidhje tjetër përveç njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ne duam të integrohemi në BE dhe në NATO. Njohja e Pavarësisë së Kosovës nuk është e mirë vetëm për Kosovën, që besa është jo më pak e vlefshme edhe për vetë Serbinë, e cila në këtë mënyrë po e mban vetën peng. E kam theksuar edhe më herët se para 13 viteve, Kosova ka shpallur pavarësinë nga Serbia, e edhe Serbia duhet të shpall pavarësinë nga Kosova”, shtoi Kurti.

Lexo po ashtu:  "VOLVO" po vjen në Kosovë/ Kompania suedeze e veturave “Volvo” së shpejti do të hap degën e saj të re në Kosovë

Sipas Kurtit, nismat rajonale të Ballkanit Perëndimor po ngecin pikërisht për shkak të Serbisë, e cila po refuzon ta njoh Pavarësinë e Kosovës.

Kurti: Nismat rajonale po ngecin shkaku i Serbisë, e cila nuk po e njeh Kosovën

“Duke konstatuar që përderisa 6 vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë në Evropë, Bashkimi Evropian nuk është Evropë, sepse nuk është i kompletuar pa u anëtarësuar edhe 6 vendet tona, ku Kosova e ka pozitën më të vështirë për shkak se ende nuk kemi as liberalizim të vizave. Ndërkohë, shteti i Kosovës është shteti më proevropian dhe jemi të vendosur për t’i zbatuar reformat tona të përbashkëta. Potencova që të gjitha këto nisma rajonale ngecin për shkak se mungon njohja e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur nga Serbia. Njohja nga Serbia do ta krijonte situatën në cilën jo vetëm Kosova dhe Serbia, por të gjitha vendet do të mund të bashkëpunonin më shumë dhe të ecnin më shpejt drejt BE-së. Në këtë aspekt nuk mjafton vetëm tregu i përbashkët, por duhet që vlerat e Bashkimit Evropian të vendosen brenda secilit shtet edhe në raportet midis shteteve. Këto vlera janë: barazia, të drejtat e njeriut, të drejtat civile, luftimi i korrupsionit, ballafaqimi me të kaluarën, investimet në ekonomi, drejtësia, sundimi i ligjit e kështu me radhë”, ka thënë Kurti.

Lexo po ashtu:  Johnson paralajmëron: Putin mund të përdorë armë kimike në Ukrainë

Sa i përket mini-shengenit, Kurti tha se një nismë e tillë ka qenë e lidhur me Novisadin, ku edhe ka lindur.

Sipas tij, sot vendet e BP-së u dakorduan për një treg të përbashkët rajonal, i cili do të trajtohet nga Procesi i Berlinit.

Kurti: S’ka mini-shengen, por treg të përbashkët rajonal

“Nuk ka më mini-shengen, ka treg të përbashkët rajonal dhe këtë e ka marrë Procesi i Berlinit që do ta ketë takimin e radhës në gjysmën e parë të korrikut. Ajo iniciativa që për bindjen time ka qenë më shumë e lidhur me Novisadin se me shengenin, sepse aty ka nisur. Tashmë është një çëshje që trajtohet nga Procesi i Berlinit me emër tjetër e me koordinata tjera, sidomos pas Samitit të Sofjes”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *