SINDIKATA E PAVARUR E RTK-SË

Prishtinë, 10.06.2021- Sindikata e Pavarur e RTK-së (SPRTK), në përbërje të kryetarit Fadl B.Hoxha, nënkryetarës Albana Murseli si dhe anëtarëve të kryesisë, Milot Ibrani dhe Fiorda Domi, është takuar sot me u.d. kryesuesen e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lilën si dhe kryetaren e Komisionit Parlamentar për Medie, Doarsa Kica Xhelilin.

Në kuadër të këtij takimi, përfaqësuesit sindikal i njoftuan znj. Lila dhe Kica me gjendjen e rëndë në Transmetuesin Publik si pasojë e paligjshmërive të shumta duke filluar nga përzgjedhja e drejtorit gjeneral, pengimi i Auditorit kombëtar në auditimin e pasqyrave financiare të RTK-së, punësimet dhe avancimet pa kontrollë e pa kritere etj.

Sindikalistët i ofruan si dëshmi zonjës Lila dhe Kica një kopje të vendimit të Inspetkoratit të Punës në të cilën thuhet se Bordi i RTK-së dhe drejtori gjeneral i saj e kanë zgjedhur në mënyrë të paligjshme drejtorin e Shërbimeve të Përbashkëta në RTK.

Përfaqësuesit sindikal kërkuan nga deputetja Lila që urgjentisht t’i nisin procedurat për shkarkimin e Bordit të RTK-së i cili ka dështuar t’i kryej detyrat e punës konform ligjit dhe rregulloreve të RTK-së.

Lexo po ashtu:  Dibra, thesar natyror me kaq shumë për t’ju dhënë

Në kuadër të këtij takimi nga sindikalistët u kërkua që të trajtohen me prioritet çështjet e pazgjidhura siç janë prona, objekti dhe ligji i ri për Transmetuesin Publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *