Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, e cilësoi barbari pushtimin e Bashkimit Sovjetik nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Duke folur në muzeun gjermano-rus në Berlin-Karlshorst, në një ceremoni përkujtimore me rastin e 80-vjetorin e pushtimit të Bashkimit Sovjetik. Muzeu është i vendosur në të njëjtën ndërtesë ku Vermahti gjerman nënshkroi dorëzimin e pakushtëzuar të përfaqësuesve të Bashkimit Sovjetik, Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Francës më 8 maj 1945.

“Askush gjatë kësaj lufte nuk vajtoi më shumë viktima sesa populli i ish-Bashkimit Sovjetik”, tha Steinmeier, duke shtuar se lufta gjermane kundër sovjetikëve u krye me “barbari vrasëse“.

Na rëndon fakti që baballarët, gjyshërit, stërgjyshërit tanë që e bënë këtë luftë, ishin të përfshirë në këto krime, citohet ai nga DW.

Steinmeier e bëri këtë deklaratë në hapje të një ekspozite-muze të quajtur, “Dimensionet e një Krimi: Të Burgosurit Sovjetikë të Luftës në Luftën e Dytë Botërore“. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ushtria naziste kapi rreth 5.7 milion sovjetikë si robër lufte, nga të cilët 3 milion vdiqën në robëri.

Lexo po ashtu:  Plato

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *