Tre kandidate me prejardhje nga Kosova kanë fituar në zgjedhjet komunale që u mbajtën me 13 qershor në Finlandë.
Brigita Krasniqi ka fituar në Tampere me 415 vota, përderisa ka treguar për Klan Kosova se pati përkrahje të madhe nga shqiptarët e Kosovës që jetojnë në Finlandë.
Krahas shqiptarëve nga Kosova, për Albana Mustafin, një tjetër asambleiste tashmë në Komunën e Kemit, nuk ka qenë e vështirë që të rrëmbejë edhe zemrat e finlandezëve.
Në anën tjetër, Funda Demiri ka fituar për herë të dytë zgjedhjet në Komunën Vantaas, me 554 vota.
Përveç si shqiptare, Brigita Krasniqi, Albana Mustafi, dhe Funda Demiri janë edhe shqiptaret e vetme fituese në zgjedhje, nga 16 sa ishin në listat zgjedhore.