Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi e ka paralajmëruar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq se në njërin nga raundet e radhës të dialogut mund ta ketë përballë nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevcin, e mbijetuar e masakrës mbi familjen e saj gjatë luftës.

Kamberi i ka thënë Vuçiqit se nuk besoj që mund ta shikonte qetazi në sy Bogujevcin, pasi familjen e saj e vranë paramilitarët serbë.

“Mund të ndodhë Z. president, që në njërin nga raundet e radhës, përballë, në tryezën e bisedimeve ta keni Saranda Bogujevcin, familjen e së cilës e kanë vrarë “Shkorpionat” serbë. Njerëzorja në ju nuk do t’ju lejojë ta shikoni në sy qetazi”, tha Kamberi.

Ai theksoi se reciklimi i termave të viteve 1990 nuk duhet të kenë vend në dialog dhe se Serbia duhet ta kuptojë se pavarësia e Kosovës është rezultat i prishjes së Jugosllavisë.

Në këtë seancë, që po vazhdon të zhvillohet, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është duke raportuar lidhur me procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Lexo po ashtu:  Sa ja vlen të investosh në art? Krahasimi me arin dhe ‘tullat’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *