Kur futesh në shtëpi pas një dite shumë të nxehtë, një gotë me ujë të ftohtë të duket mrekullia vetë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Uji i ftohtë tingëllon si ideja më e mirë për tu freskuar gjatë temperaturave të nxehta, por sipas ekspertëve i nxehti luftohet me të nxehtin.
Arsyeja Përse Një Pije e Nxehtë Të Ndihmon Kundër Vapës

Ekspertët thonë se gjithçka ka të bëjë me djersën. Një pije e nxehtë rrit temperaturën në trup dhe ky i fundit reagon duke djersitur.
Sasia e djersës është më e madhe se volumi i nxehtësisë së brendshme gjë që nënkupton se trupi arrin të freskohet më shpejtë. Trupi i njeriut djersin më shumë kur pi diçka të nxehtë për shkak të receptorëve nervorë në gjuhë.
Kur gjuha merr informacionin se në trup po futet një pije e nxehtë, ajo i dërgon këto të dhëna në tru i cili nga ana tjetër nis të freskojë trupin duke aktivizuar djersitjen.




