Shkrimtari, poeti dhe skenaristi i njohur nga Bosnja, Abdulah Sidran, po qëndron në Kosovë, përcjellë MekuliPress.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Sidran, fitues i disa çmimeve vendore e ndërkombëtare për letërsi, i njohur edhe për skenarët e tij në kinematografi (“A të kujtohet Dolly Bell”, “Babai në udhëtim zyrtar”, etj.), gjatë qëndrimit në Kosovë, do të pritet sot në takim edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai po ashtu do të ketë takime me intelektualë, shkrimtarë, artistë e lexues të tij.

Ardhja e tij në Kosovë përkon me çmimin që do t’i ndahet sonte.
Abdulah Sidran, është laureat i Çmimit Ndërkombëtar për Letërsi dhe Art “Ali Podrimja”, të cilin e ndan Kolegji AAB, e që do t’ i jepet në një ceremoni solemne, sonte nga ora 20:00, në Teatrin AAB “Faruk Begolli”.
Abdullah Sidran është edhe anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Bosnjë e Hercegovinës.




