Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria që ai udhëheq qëndron prapa deklarimeve që kishte bërë në kohën sa ishte opozitë, sa i përket çështjes së menaxhimit të liqenit të Ujmanit, që ishte përfshirë si pikë në kuadër të Marrëveshjes së Washingtonit, të 4 shtatorit 2020.

Ditë më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nxorën katër rekomandime për menaxhim të Ujmanit, ndërsa deri tash Qeveria ka qëndruar e heshtur për to.

“Ne qëndrojmë prapa qëndrimeve tona që i kemi thënë deri më tani ndërkaq raportin më i ri që ka dalë duhet ta lexojnë ekspertët tanë profesionistë, dhe nuk mendoj që duhet t’i bëjmë tre hapa përnjëherë. Dialogu do të ketë kapitull të ri, tri hapa përnjëherë si bëjmë dot”, ka thënë shkurt ai për gazetarët gjatë vizitës që ia bëri Muzeut Kombëtar të Kosovës të premten.

Vetëvendosje, e udhëhequr nga Kurti, sa ishte në opozitë pati kundërshtuar Marëveshjen e Washingtonit, që qe nënshkruar nga ish-kryeministri Avdullah Hoti. Atë kohë Vetëvendosje pati deklaruar se për Ujmanin nuk ka nevojë të flitet me Serbinë.

Lexo po ashtu:  Lista Serbe nuk do ta pengojë formimin e Qeverisë Kurti

I pyetur nëse për kjo do të përfshihet në kuadër të dialogut me Serbinë, Kurti ka thënë se duhet të ketë dakordim për agjendë në mënyrë që të hapen tema.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *