Me moton “Bashkë dhe krenarë” për të pestën vit me radhë po marshohet në sheshet e kryeqytetit, ndërkaq u tha se personat LGBTI+ janë pjesë e pashmangshme e çdo segmenti shoqëror dhe krenarë me orientimin dhe identitetin e tyre.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Parada do të përfundojë me një koncert të shkurtër. “Përmes sloganit ‘Bashkë dhe Krenarë’ bëmë thirrje për solidaritet, barazi, drejtësi dhe ndryshim shoqëror. Bashkë – sepse qëllimi jonë është të qëndrojmë Bashkë ndaj çdo sfide, e vetëm të bashkuar mund të arrijmë të krijojmë një shoqëri të barabartë dhe të dinjitetshme, në të cilën mund të jetojmë krenarë.
Krenarë – sepse personat LGBTI+ janë pjesë e pashmangshme e çdo segmenti shoqëror, dhe krenarë me orientimin dhe identitetin e tyre”, thuhet në njoftim.

Advertisements
Në njoftim më tej thuhet se përmes aktiviteteve përgjatë Javës së Krenarisë, është synuar fuqizimi i personave LGBTI për t’u përballur me diskriminimin e përditshmen në Kosovë. Java e Krenarisë edhe këtë vit ka adresuar çështje të gjendjes aktuale të personave LGBTI në shoqërinë kosovare, e cila vazhdon të mos i trajtoj personat LGBTI si të barabartë.
Organizatorë janë Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) dhe Qendra për Liri dhe Barazi (CEL) me organizatat partnere Civil Rights Defenders (CRD), Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ).
Paradës iu kanë bashkuar edhe ambasadori amerikan Philip Kosnett, ajo e Finlandës, Pia Stjernvall.




