Kryeministri i Sllovenisë, Janez Janša ka mbrojtur qëndrimin e Hungarisë kundër përfshirjes së përmbajtjes së materialeve informuese për LGBT në shkolla dhe televizione.

“Të imponosh vlera imagjinare euorpiane do të ishte rruga më e lehtë për kolapsin e BE-së. BE-ja bën bashkë vende me tradita të ndryshme, kultura të ndryshme…ka dallime që duhet të merren parasysh dhe të respektohen,” citohet Janša nga mediat ruse.

Ai është politikani i dytë brenda BE-së, krahas kryeministrit polak, që ka mbështetur kryeministrin hungarez në samitin e unionit lidhur me lirinë e fjalës. Kundër qëndrimit të kryeministrit slloven ka dalë edhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen që ka cilësuar se liria e shprehjes, diversiteti dhe barazia janë vlerat bazë që duhen mbështetur. Edhe në Shqipëri dhe në Kosovë, ambasada që mbështet më shumë komunitetin LGBT dhe përfshirjen e materialeve për të, është ajo gjermane.

Lexo po ashtu:  Përhapja e Covid përmes ajrit: 5 gjërat që duhet të dini dhe mënyrat për të mbrojtur veten

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *