Ka një përpjekje të madhe për të propaganduar mbështetje të gjerë të BE-së dhe SHBA-së për Minishengenin. Sot mediat pranë qeverisë shqiptare kanë qarkulluar një përgjigje të zëdhënëses së BE-së, Ana Pisonero pë gazetën “Express” ku thuhet qartë se bashkëpunimi rajonal duhet të jetë gjithëpërfshirës.

Ne i mirëpresim angazhimet e udhëheqësve për bashkëpunimin rajonal, një element thelbësor i perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe një pjesë integrale e Procesit të Stabilizim-Asociimit. Ne e kuptojmë dëshirën për të ecur përpara.

“Në të njëjtën kohë, një proces që e përfshin të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor është thelbësor. Në këtë kontekst, është e rëndësishme që rajoni të përparojë në krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal, një angazhim politik i marrë nga gjashtë udhëheqësit e rajonit në Samitin e Sofjes vjeshtën e kaluar”, thuhet në përgjigjen me shkrim të zëdhënëses së BE-së, Ana Pisonero.

Edhe Zëri i Amerikës ka kërkuar një përgjigje në Departamentin Amerikan të Shtetit nga i cili vjen një përgjigja as mish as peshk, për ato nevoja që ka propaganda qeveritrare sot në Tiranë. E thënë shkurt: Open Balkan është një aventurë rajonale që fragmentarizon Ballkanin dhe në këtë kuadër ai i ngjan një sprove për të cilën vetë vendet duhet të punojnë për t’ia dalë. Përndryshe do ikë zhurma me gushtin siç ka ndodhur përherë.

Lexo po ashtu:  TIRANË: "Jemi të ngopur me turqit. Jemi në pushtimin modern të tyre, çdo kanal me telenovela turke (duke ngulitur turqishten në trurin e çdo shqiptari), xhaminë mu në derën e parlamentit (duke u prezantuar si shtet fetar)".

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *