Ajo që ndodhi në Srebrenicë në periudhën 1992-1995 nuk ka qenë gjenocid. Në këtë konkluzion ka mbërritur Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar për Studimet mbi Vuajtjet e të Gjitha Kombeve, i formuar nga qeveria e Republikës Srpska.

Siç raportojnë mediat serbe, Gideon Greif, kreu i këtij komisioni, tha se hetimi ka nxjerrë se në Srebrenicë janë kryer krime të tmerrshme, por nuk ka pasur gjenocid. “Pas një hetimi të detajuar, dolëm në konkluzionin se nuk ka pasur gjenocid në raste të veçanta dhe as në tërësi. Edhe pse komisioni nuk mori në shqyrtim vrasjet jashtë atyre që lidhen me Srebrenicën, ai pranon faktin se mijëra njerëz, kryesisht të burgosur lufte, u vranë në mënyra nga më të tmerrshem dhe përgjegjësit e këtyre vrasjeve duhet të ndëshkohen”.

Por sipas tij, ajo që ka ndodhur në Srebrenicë nuk përputhet me përkufizimin e Gjykatës së Hagës për gjenocidin. “Në mënyrë që të parandalojmë gjenocidin në të ardhmen, është shumë e rëndësishme që nocioni gjenocid si krim të mos shtrembërohet. Nëse ky nocion vijon të përdoret si në rastin e Srebrenicës, ai do ta humbasë kuptimin.

Lexo po ashtu:  20-vjet nga beteja e Zhegocit

Akuzat për gjenocid do të lidhen me çdo konflikt në të ardhmen dhe më e rëndësishmja, nuk do të ketë pasoja”, tha ai. Gjatë konferencës në Beogra, Grief shtoi se komisioni përbëhet nga 10 ekspertë ndërkombëtare, tërësisht të pavarur, që kanë punuar për dy vjet larg çdo presioni. Rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë u vranë nga forcat serbe të Bosnjës në masakrën më të madhe të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore, në korrik të vitit 1995. Masakra e Srebrenicës u krye nga njësi të Ushtrisë serbe të Bosnjes, nën komandën e Ratko Mladiç.

Udhëheqësit serbë të kohës së luftës Radovan Karaxhiç dhe komandanti ushtarak Ratko Mladiç u dënuan më vonë me burgim të përjetshëm nga një gjykatë e OKB-së për krimet e luftës. Vrasjet masive janë quajtur gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare, por zyrtarët e Serbisë dhe serbët e Bosnjës nuk e kanë pranuar asnjëherë këtë term. Masakra e Srebrenicës është episodi i vetëm i luftës së viteve 1990 në Bosnje që përkufizohet si genocid nga dy gjykata të OKB-së.

Lexo po ashtu:  Filloj bombardimi i Ukrainës nga ushtria ruse

Ndërkohë, më se 1 000 njerëz konsiderohen ende të zhdukur nga masakrat masive gjatë luftës civile në Bosnje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *