Elemente të një grusht shteti, propagande fikëprodhuese e panike lufte, (e mirëorganizuar nga paratë e dyshimta dhe nga mbetjet e sunduseve 20 vjecarë), janë duke e rënduar fort jetën e qytetarëve në Kosovë.
Mbetje të sunduesve të pasluftës, (të maskuar si analistë/analiste, si gazetarë/gazetare, OJQ e si portale shqipe), përmes lajmeve bombastike e plot emocion, po terrorizojnë banorët e Kosovës.

Të nderuar lexues,

Panika i ka ngërthyer humbësit e korruptuar të regjimeve të pasluftës. E, vecanërisht Ligji mbi Konfiskimin e pasurisë së krijuar në mënyrë të paligjshme (pra përmes vjedhjes dhe manipulimeve), i ka trembur e i ka futur frikën në palcë këtij grupi; Tanimë lajmi i rremë, propaganda, titujt frikësues gazetaresk, dhe lufta speciale është orientuar e tëra kundër aparatit shtetëror të Kosovës.

Kosova, stabiliteti i këtij shteti, është në rrezik: Kosova po kërcënohet, jo vetëm nga elementi Vucic e nga Covidi 19, por më shumë edhe nga elementet “diverzante”, të fshehura pas profesionit “gazetar”: Janë këto portale, e televizione të “shefave”,  që nuk duan asgjë tjetër posse t’a rrënojnë stabilitetin, qetësinë dhe rendin publik në Kosovë, me të vetmin qëllim: T’i shmangen ligjeve, gjykatave dhe llogaridhënjëve morale, ekonomike e juridike për manipulimet e tyre 20 vjecare.

Lexo po ashtu:  Populli nuk po informohet, ai po ofendohet!

Sjellja e tyre ta kujton narkobaronin, Pablo Escobar, i cili, përmes shantazheve, vrasjeve dhe terrorizmit, tentonte ta gjunjëzonte qeverinë Columbiane që të mos ratifikoj ligjin për dorëzim të tij tek autoritetet juridike në SHBA: ku atje po e priste edhe dënimi kapital…

Shtetet që kan mbetë “n’gjysmë t’rrugës”, por edhe shoqëritë përparimtare, kanë nevojë për media e analistë të shkolluar, natyrisht edhe gazetarë të lexuar e të edukuar. Përgjegjësia e mediave profesionale, është që t’i shërbejnë n’mënyrë objektive e të drejtë popullit, e jo ta panikosë e ta cmendë atë.

Të dashur lexues,

Mediat ndërtojnë shtet, por edhe djegin shtete, destabilizojnë e shkatërrojnë shtete. T’i vëmë gishtin kokës e të parashtrojmë ca pyetje logjike:

Cila është detyra e portaleve dhe e disa televizioneve në Kosovë: T’a luftojnë, (me elemente të një grusht shteti), qeverinë e pakorruptuar të Kosovës? T’a destabilizojnë Kosovën e vogël? Të mbjellin pasiguri, frikë e panikë tek populli? Apo t’a mirëinformojnë, ta këshillojnë e ta ndihmojnë qytetarin e hutuar të Kosovës?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *