Posa ka dalë në qarkullim numri i dytë për këtë vit i revistës letrare të traditës “Jeta e re”.

Revista fillon me një ligjëratë të shkrimtarit shumë të njohur Spanjoll Javier Marias, mbajtur gjatë ceremonisë së çmimit “Romullo Gallego”, kurse rubrika e prozës nis me tregimet “Jeta është matematikë”, “Ha dhe mbaje hidhërimin”, “Lotët e artë” dhe “Hiri i nxehtë” të shkrimtarit Ibrahim Berisha, “Lëkura e ariut” të Binak Kelmendit, “Një ngjarje e vogël” të Gëzim Aliut,”Na ishte një herë… deportimi” të Arben Idrizit, “Shpërfillja e një udhëheqësi” të Ndue Ukajt”, “Nëpër Veld” të nobelistës Nadine Gordimer, “Tregimet që ia rrëfejmë njëri-tjetrit” të David Albaharit dhe disa tregime të shkurtra të shkrimtarëve të njohur hispanikë Amado Nervo dhe Martha Rivers.-Garrido.

Rubrika e poezisë nis me një cikël poetik të Milazim Krasniqit, për të vazhduar me Romeo Çollakun, Arif Kutleshin, Brikena Ceraja-Bekën, Mazllum Sanejen, poetin irlandez Geoffrrey Squires, dy autorë italianë, Antonella Anneda dhe Nelo Risi, si dhe poetin, piktorin dhe aktivistin amerikan Lawrence Nonsanto Ferlinghetti-n.

Lexo po ashtu:  Unë edhe i vdekur do të ndjek për të parë

Në rubrikën qendrore të revistës Dossier, këtë herë vjen Rafael Alberti, figura madhore e poezisë spanjolle. Ai në këtë numër është përfaqësuar me një cikël të gjerë poetik, me një vështrim të poetit, eseisti dhe prozatorit të njohur kilean Mandres Morales me titullin “Rafael Alberti-Një vështrim nga përtej detit” dhe një intervistë të Rafael Albertit, realizuar nga Antonio Garcia Rago.

Te rubrika e kritikës vijnë katër autorë të huaj tashmë klasikë: Jacques Derrida me “Ligji i zhanrrit” ( vijon në numrin e ardhshëm), Erich Auerbach me teksin “Figura” ( vijon në numrin e ardhshëm), Janathan Culler me “Disa probleme rreth rrëfimtarërve të romaneve dhe të folësve të poezive”, “Kujtesa komunikuese dhe kulturore “ të Jan Assmann, pastaj “Zbulimi i Pllumit” të Kujtim M. Shalës, “Proza e Mira Meksit“ të Afërdita Imerit Halitit dhe “Kodi semantik i shpirtërores” të Gentiana Bajramit-Atashit.

Përkthyesit që kontribuan në këtë numër janë: Bajram Karabolli, Mira Meksi, Alket Çani, Eqrem Basha, Arben Idrizi, Erion Karabolli, Alfred Beka, Arta Hallaçi, Ilir Breca dhe Qerim Ondozi.

Lexo po ashtu:  “The Guardian”: Rilindja e verës shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *