Nysret Pllana, autori i librit “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999” përmbajtja e të cilit është diskutuar në takimin e fundit në Bruksel mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë ka thënë se delegacioni i Kosovës e kanë telefonuar për ta pyetur lidhur me librin që e ka botuar.

Pllana i ftuar në T7 u shpreh se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi me deklaratën e tij për arkivat për UÇK-në ia ka futur kot sepse UÇK-ja s’ka pasur arkiva asnjëherë.

“Delegacioni shqiptar duhet të jetë më i përgatitur, ata më thirrshin pardje nga Brukseli se çfarë shkruan në atë faqe, çfarë në atë faqe, merre me mend çfaër papërgjegjësie. Profesor po shkruan fusnota, Arkivi i UÇK-së. Serbia po thirren për një fusnotë në librin e krimeve serbe mbi shqiptarët. Ky libër është vet arkivi i UÇK-së, ky libër e vërteton gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Kur e hap librin për lexim shkruan se ky libër është përgatitur në Arkivin Shtetëror të Kosovës përkatësisht grumbullimin e fakteve në sektor të Arkivit për UÇK-në, sepse s’ka pasë arkiv Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe këtu s’ka asnjë keqkuptim. Arkivat duhet të nxirren nga Serbia pushtuese, ata i posedojnë arkivat”, tha Pllana.

Lexo po ashtu:  PSG i sos durimi me Neymar, merr vendimin që askush nuk e priste

Ai ka kritikuar kryenegociatorin kosovar Bislimi lidhur me deklaratën e tij se janë dakorduar për t’i hapur arkivat shtetërore të Serbisë dhe Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në

“Besnik Bislimi ia ka fut kot kësaj radhe, ka shkuar i painformuar, kanë qenë 7 zona të UÇK-së, secila e ka pasë nga një reporter, ata reportera i kanë dërgu informacionet në Radio Kosova e Lirë dhe agjencinë e lajmeve KosovaPress. Radio Kosova e Lirë dhe Agjencia e Lajmeve KosovaPress posedon të gjitha materialet e krimeve serbe në Kosovë gjatë luftës së fundit”, ka thënë Pllana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *